Johny Depp në lidhje me modelen ruse?
17/07/2024
Aktori i njohur hollivudian, Johnny Depp po raportohet se është në një lidhje me estetisten dhe njëherësh modelen ruse, Yulia Vlaslova.
Burime të afërta të aktorit i thanë DailyMail se dyshja janë parë bashkë në disa vende këto dy vjetët e fundit.
Sipas raportimeve, ylli i “Pirateve të Karaibeve” dhe bukuroshja bionde u takuan në Pragë, ku ajo banon në gusht të vitit 2021 gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary.
Vlaslova zotëron një studio kozmetike atje, por duket se e kalon një pjesë të madhe të kohës së saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku aktualisht jeton Depp.
Të enjten e kaluar, dyshja u kapën duke kaluar çaste shumë romantike, sipas imazheve të siguruara nga mediumi britanik. /Telgrafi/


