Jo vetëm makina! VW do të ndërtojë çipat e vet të Inteligjencës Artificiale në Kinë
Volkswagen po ndërmerr një hap të madh në garën për zhvillimin e teknologjisë së “drejtimit autonom”, duke krijuar çipat e vetë inteligjencës artificiale në Kinë.
Shefi ekzekutiv Oliver Blume tha se prodhimi i çipit “System-on-Chip” në Kinë i jep kompanisë kontroll mbi një teknologji që do të përcaktojë të ardhmen e “drejtimit inteligjent”.
Projekti po zhvillohet nga Carizon, një ndërmarrje e përbashkët mes Cariad (degë e Volkswagen) dhe kompanisë kineze Horizon Robotics, dhe pritet të jetë gati brenda tre deri në pesë vjetësh.
Kjo është hera e parë që Cariad zhvillon jo vetëm softuer, por edhe një çip të vetin për drejtim autonom.
Investimi, që kap vlerën mbi 200 milionë euro, synon të përforcojë pozicionin e Volkswagen ndaj rivalëve kinezë.
Nisma vjen mes shqetësimeve globale për mungesë çipash dhe varësinë e industrisë evropiane nga prodhuesit aziatikë. /Telegrafi/


