Please enter at least 3 characters.

Jo vetëm Icardin, PSG i ofron Juventusit edhe një tjetër yll të tyre

2021/09/0c81c91ed414afa9980a5df500b0f61b6004580e.jpeg

Mauro Icardi vazhdon të mbetet dëshira e madhe e Juventusit për repartin ofensivë.

Zonja e Vjetër ka zhvilluar disa bisedime me drejtuesit e PSG-së, por deri më tani ende nuk ka një marrëveshje.

Juventus ka kërkuar huazimin e Icardit për gjashtë muaj me mundësi blerje në verë.

Por gjiganti francez, Paris Saint Germain e ka kushtëzuar skuadrën italiane që nëse duan Icardin ta marrin edhe një tjetër futbollist të tyre.

Parisienët i kanë ofruar Juventusit edhe huazimin e mesfushorit holandez Georginio Wijnaldum si pjesë të 'paketës' së bashku me Icardin.

Bardhezinjtë nëse duan huazimin e lojtarëve në fjalë duhet ta marrin përsipër pagën komplete të tyre për ta paguar nga janari deri në qershor.

Duk parë problemet e mëdha në mesfushë te Zonja e Vjetër, Wijnaldum do të ishte një përforcim i madh për Massimiliano Allegrin. /Telegrafi/