Please enter at least 3 characters.

Jim Carrey: Po e shijoj jetën izoluese!

2018/11/Jim-Carrey.jpg
426:"VENICE, ITALY - SEPTEMBER 05: (EDITOR NOTE: This image has been converted in black and white) Jim Carrey walks the red carpet ahead of the 'Jim & Andy: The Great Beyond - The Story of Jim Carrey & Andy Kaufman Featuring a Very Special, Contractually Obligated Mention of Tony Clifton' screeningduring the 74. Venice Film Festival on September 5, 2017 in Venice, Italy. (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)
12:"Getty Images

Jim Carrey në një intervistë me Radio Times tha se po e shijon në maksimum vetminë, por që ende është në dispozicion të femrave për argëtim.

Ai ka thënë se po jeton një jetë izoluese në shtëpi dhe se mendon që kjo është e drejt edhe pse shumë kujt i duket e çuditshme.

"Jeta ime në shtëpi mund të përshkruhet si izolim. Kam humbur shumë kohë dhe mendoj se kjo është e drejtë. Ndoshta kjo është një çuditshme, por unë kështu ndihem i lumtur", tha Carrey për Daily Mail.

Jim Carrey (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)

Megjithëse, gëzon një jetë të fshehur private, por nuk e fsheh zakonin e takimit me femra të panjohura.

"Më pëlqen të lexoj, të pikturoj dhe të bëjë skulptura. Gjithashtu dua të dal me femrat", tha ai.

Martesa e parë e aktorit zgjati nga 1987 deri në vitin 1995. Vetëm një vit më vonë, ai gjeti një grua tjetër dhe me të ishte për një vjet.

Pas kësaj, ai ishte u lidh me Catherine White. Çifti qëndroi së bashku deri në vitin 2015 kur ajo bëri vetëvrasje.

Pas vdekjes së saj, 56-vjeçari dha një intervistë në të cilën tha se ishte lënduar thellësisht dhe se nuk do të pranonte të ketë më marrëdhënie dhe se do të jetoj i izoluar. /Telegrafi/