Jessie J: Më shumë më vlerësojnë në SHBA se në vendin tim
Jessie J ka bërë një deklaratë të çuditshme duke thënë se në Amerikë atë e cilësojnë si një këngëtare të madhe, ndërsa një trajtim të tillë nuk e merr nga vendi i origjinës, Britania e Madhe.
27-vjeçarja deklaroi se nuk e kanë ftuar asnjëherë të këndojë në Brit Awards, pavarësisht se ka qenë dy herë e nominuar për çmimin Best Female (në vitin 2012 dhe 2014).
“Kam kënduar në Grammy, në ‘VMA’… prandaj më vjen keq. Në Amerikë më trajtojnë si njërën nga këngëtaret më të mëdha dhe më pëlqen kjo gjë”, ka thënë ajo.
Megjithatë, këngëtarja nuk e ndante këtë mendim në vitin 2014 kur nuk ndihej kaq shumë e vlerësuar nga amerikanët.
Asokohe pati deklaruar : “Njerëzve nuk u intereson shumë zëri im sa fakti se me kë fle apo çfarë kam për drekë”. /TCH/Telegrafi/


