Please enter at least 3 characters.

Jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet  

Liga e Kampionëve 2024/25 ka arritur në fazën gjysmëfinale, me katër skuadrat e mbetura që do të përpiqen të arrijnë në finale në Mynih që zhvillohet më 31 maj 2025 . 

Në gjysmëfinale, Interi do të përballet me Barcelonën për një vend në finale, me të dy klubet që kanë zhvilluar ndeshje historike më herët. Ndeshja e parë zhvillohet më 30 prill në Spanjë, ndërsa ajo kthyese më 6 maj në Itali.

Në anën tjetër, Arsenali dhe PSG do të përballen mes veti, për venin e finslistit tjetër. Ndeshja e parë zhvillohet më 29 prill në Angli, ndërsa ajo kthyese më 7 maj në Francë.

Më poshtë, disa statistika dhe lojtari kryesor i secilit ekip.

Arsenali

Forma : FBFBFF

Rezultati i fundit : Real Madrid 1-2 Arsenal (RP: 1-5) , ndeshja e dytë çerekfinale

Ndeshja radhës: Ndeshja e parë gjysmëfinale kundër Paris Saint-Germain

Arsenali ka humbur vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit jashtë në të gjitha garat (9 fitore, 6 barazime). Bukayo Saka ka shënuar nëntë gola në 16 paraqitjet e tij të para në Ligën e Kampionëve.

Shkurtesat: F (fitore), B (barazim), H (humbje)

Barcelona

Forma: HFFBFF

Rezultati i fundit : Dortmund 3-1 Barcelona (RP: 3-5) , ndeshja e dytë çerekfinale

Ndeshja e radhës: Ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Interit

Barcelona më në fund humbi pas 24 ndeshjeve si i pamposhtur në të gjitha garat (20 fitore, 4 barazime). Robert Lewandowski ka shënuar 40 gola për klubin në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. Nuk duhet harruar edhe forma e Raphinhas dhe Lamine Yamal. 

Shkurtesat: F (fitore), B (barazim), H (humbje)

Interi

Forma:BFFBBF

Rezultati i fundit : Inter 2-2 Bayern (RP 4-3), ndeshja e dytë çerekfinale Ndeshja tjetër e Ligës së Kampionëve : Ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Barcelonës

Lautaro Martínez u bë lojtari i parë i Interit që shënon në pesë ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve gjatë ndeshjes së dytë çerekfinale me Bayern Munich.

Shkurtesat: F (fitore), B (barazim), H (humbje)

Paris Saint-Germain

Forma: BFFFFF

Rezultati i fundit : Aston Villa 3-2 Paris (RP4-5) , ndeshja e dytë çerekfinale

Ndeshja e radhës: Ndeshja e parë gjysmëfinale ndaj Arsenal

Paris humbi vetëm për herë të dytë në 31 ndeshje (25 fitore, 4 barazime), por prapë përparoi kundër Aston Villas. Rezultati gjithashtu solli fundin e fitoreve të tyre prej 13 ndeshjesh. Ousmane Dembele ka treguar rritje të madhe nën drejtimin e Luis Enriques, por forca kryesore mbetet ekipi te francezët.

Shkurtesat: F (fitore), B (barazim), H (humbje)

/Telegrafi/