Please enter at least 3 characters.

Italia shkon në zgjedhje të përgjithshme në shtator

2022/07/125917333_426e048eee8bf251f8fa5aecfa89886d87e9b57e278_354_2938_16531000x563.jpg

Italia do të mbajë zgjedhje të përgjithshme këtë vjeshtë pasi presidenti Sergio Mattarella shpërndau zyrtarisht parlamentin.

Vendimi erdhi pasi kryeministri Mario Draghi dha dorëzoi dorëheqjen e tij si rezultat i aleatëve kyç të koalicionit të krahut të djathtë që bojkotuan një votëbesimi, transmeton Telegrafi.

Draghi, një ekonomist dhe ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropian, do të vazhdojë të udhëheqë një qeveri të përkohshme.

Zgjedhjet – që do të zhvillohen më 25 shtator - do të jenë të dytat në Itali në katër vjet.

“Qeveria ka dhënë dorëheqjen e saj. Falënderova Mario Draghin dhe ministrat për angazhimin e tyre gjatë këtyre 18 muajve", tha Mattarella të enjten në Pallatin Quirinale.

“Qeveria po përballet me kufizime në aktivitetet e saj, por ka mjetet për të operuar në këto muaj para se të vijë ekzekutivi i ri”. /Telegrafi/