"Ishte një vendim i klubit" - arsyeja pse Alvarez u largua pa u thënë lamtumirë tifozëve
Julián Álvarez është përballur sërish me zemërimin e tifozëve të Atlético Madridit, në një mbrëmje të tensionuar në “Metropolitano”.
Sulmuesi argjentinas u prit me fishkëllima të fuqishme nga tifozët, pas situatës së krijuar gjatë verës dhe dëshirës së tij për t'u larguar nga klubi, me Barcelonën si destinacion të preferuar.
Pas ndeshjes, Álvarez qëndroi për disa momente në fushë dhe u përshëndet me disa prej bashkëlojtarëve, ndërsa një lojtar kundërshtar i kërkoi edhe fanellën.
💥🕷 Sonora pero corta pitada a Julián Álvarez, en las alineaciones.#Atletipic.twitter.com/2IkynSmkTc
— Atlético de Madrid (@Atletico_MD) August 23, 2026
Megjithatë, kur erdhi momenti që futbollistët e Atléticos të shkonin drejt tifozëve për t'i falënderuar, Álvarez u drejtua menjëherë drejt tunelit.
Ky veprim shkaktoi edhe më shumë pakënaqësi te tifozët, të cilët nisën ta fishkëllenin sulmuesin argjentinas.
Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, largimi i Álvarez nga fusha nuk ishte vendim i tij personal, por i klubit. Atlético kishte vendosur që lojtari të largohej më herët për të shmangur një përshkallëzim të situatës me tifozët.
Pas ndeshjes, zyrtari i klubit Juanjo Anaut bisedoi me Álvarez dhe i përcolli vendimin e Atléticos, duke shpjeguar se klubi kishte synuar ta mbronte lojtarin në një moment veçanërisht të tensionuar.
🔥 ¡Ojo a esto!
☹️ Julián se marchó sin despedirse de la afición.#Atletipic.twitter.com/OOgJ5ugIcQ
— Atlético de Madrid (@Atletico_MD) August 23, 2026
Kështu, në vend të një pajtimi me tifozët, Álvarez u largua nga “Metropolitano” mes fishkëllimave, duke e bërë edhe më të komplikuar situatën mes tij dhe klubit madrilen. /Telegrafi/


