Ish-mbrojtësi i Barcelonës po e konsideron pensionimin nga futbolli në moshën 31-vjeçare
27/12/2024
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti po e konsideron mundësinë e pensionimit në moshën 31-vjeçare pas lëndimeve të vazhdueshme në gju. Veterani francez ka luajtur vetëm një ndeshje në 2024 dhe i është nënshtruar dy operacioneve në gju, një në muajin shkurt dhe një tjetër në gusht.Kontrata e tij me Lille do të skadojë këtë verë dhe klubi francez po synon që ta lejojë largimin e tij.Teksa dy sezone më parë dukej se Umtiti do të rikthehet sërish në formën e mëparshme fizike duke luajtur tek Lecce si huazim në 2022/2023 dhe Lille e transferoi si lojtar të lirë.


