Irani i vendos pesë kushte SHBA-së
Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara pesë kushte kryesore si parakusht për rifillimin e bisedimeve diplomatike, raportojnë mediat iraniane.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Teherani kërkon fillimisht ndërprerjen e çdo veprimi ushtarak në rajon, veçanërisht në Liban, si hap drejt uljes së tensioneve.
Po ashtu, Irani kërkon heqjen e plotë të sanksioneve amerikane, lirimin e të gjitha aseteve iraniane të ngrira jashtë vendit, si dhe kompensim për dëmet e shkaktuara nga konfliktet dhe veprimet ushtarake.
Në listën e kërkesave përfshihet edhe njohja e kontrollit të Iranit mbi ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike të transportit të naftës në botë.
Teherani nuk ka dhënë ende sinjale për një kompromis, ndërsa mbetet e paqartë nëse Uashingtoni do t’i pranojë këto kushte si bazë për rikthimin në tryezën e negociatave.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë arritur një marrë marrëveshje për armëpushim pa afat të caktuar. /Telegrafi/


