Please enter at least 3 characters.

Interpelanca për punën e ministrit Pançe Toshkovski të mërkurën para deputetëve

Pançe Toshkovski
Pançe Toshkovski
Pançe Toshkovski

Interpelanca për punën e Ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare të Kuvendittë planifikuar për të mërkurën, më 24 qershor, informoi sot Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Kjo është interpelanca që u paraqit në maj nga e majta opozitare, duke akuzuar Toshkovskin për sabotim të hetimeve, drejtësi selektive, punë joprofesionale të policisë dhe konflikt interesi.

Një ditë pas debatit për interpelancën për punën e ministrit Toshkovski, siç informoi Gashi, do të mbahen pyetjet e rregullta parlamentare për kryeministrin dhe ministrat. Gjatë ditës së nesërme, pritet që në Kuvend të mbërrijë rebalanci i Buxhetit për vitin 2026.

Seanca në të cilën deputetët do të votojnë për përbërjen e rindërtuar të Qeverisë, siç tha Gashi, do të caktohet kur Qeveria t'ia paraqesë propozimin e Kuvendit.

"Pa pasur një propozim për ndryshim në Kabinetin Qeveritar, nuk mund të paragjykojmë asgjë. Varet nëse do të ketë një propozim të ri dhe kur do të paraqitet", tha Kryetari i Kuvendit./Telegrafi/