Please enter at least 3 characters.

Interi mendon kthimin e Cancelos te Valencia

2017/12/Cancelo.jpg
250:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 19: Joao Cancelo of FC Internazionale Milano looks on before the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on November 19, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediat spanjolle raportojnë se Interi ka hapur bisedime për kthimin e Joao Cancelos në Valencia muajin e ardhshëm.

Cancelo erdhi në fund të afatin veror te Nerazzurrët në një marrëveshje huazimi me mundësi blerje.

Por, anësori portugez, i cili luan zakonisht si mbrojtës i krahut të djathtë dhe nganjëherë edhe si mesfushor ka dështuar të tregojë vlerën me Interin.

Kështu, sipas mediumit iberik Superdeporte, Interi po mendon rikthimin në Mestalla gjatë muajit janar për futbollistin portugez.

Pas nisjes së mirë të kampionatit besohet se edhe Valencia do ta mirëpriste kthimin e Cancelos pasi do t'ju ndihmonte në arritjen e objektiva.

23-vjeçari humbi dy muajt e parë të sezonit pas një lëndimi në gju dhe ka luajtur vetëm katër herë për Nerazzurrët që kur u kthye në muajin tetor.

D'Ambrosi ka rilindur pas konkurrencës nga Cancelo! (Getty Images)

Çmimi që Valencia kishte vendosur për blerjen permanente të Interit për Cancelon thuhet se është rreth 30 milionë euro dhe për këtë italianët po hezitojnë.

Një arsye më tepër është edhe forma e lart e mbrojtësit italian, Danilo D'Ambrosio, i cili ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullar nën drejtimin e Luciano Spallettit. /Telegrafi/