Please enter at least 3 characters.

Interi kërkon Nachon e Real Madridit

2019/06/Nacho.jpg
250:"SEVILLE, SPAIN - JANUARY 13: Nacho Fernandez of Real Madrid CF in action during the La Liga match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF at Estadio Benito Villamarin on January 13, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi italian, Interi ka shfaqur interesim për mbrojtësin spanjoll të Real Madridit, Nacho.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Interi ka kërkuar nga Real Madridi transferimin e 29-vjeçarit.

Antonio Conte dëshiron që mbrojtësi spanjoll të forcojë pozicionin e mbrojtjes në klub përpara fillimit të sezonit.

Nacho është një nga lojtarët më të besuar të Zinedine Zidane, por Los Blancos do t'i japin atij mundësinë e zgjedhjes nëse dëshiron të qëndrojë apo jo në Bernabeu.

Nacho Fernandez (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Interi është kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe po kërkon të shtojë lojtarë kualitativ në skuadrën e tyre për ti bërë konkurrencë ekipeve italiane si dhe të Evropës për sezonin e ardhshëm.

Çmimi i lojtarit sillet rreth 10-15 milionë euro. /Telegrafi/