Please enter at least 3 characters.

Infantino me mesazh ngushëllues për vdekjen e Florijanës

2019/07/infantino.jpg
201:"PARIS, FRANCE - JUNE 05: FIFA President Gianni Infantino during the 69th FIFA Congress at the Paris Expo Porte de Versailles on June 05, 2019 in Paris, France. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Federatës së Futbollit Botëror (FIFA), Gianni Infantino, u është bashkuar mesazheve pikëlluese për vdekjen e Florijana Ismailit.

I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe Young Boys për vdekjen e 24-vjeçares.

“Ky është një moment shumë i trishtueshëm për të gjithë komunitetin e futbollit, veçanërisht në një kohë kur ne jemi mbledhur në Kupën e Botës për Gra”, ka thënë Infantino.

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u gjet dhe u tërhoq sot nga Liqeni Como në Itali, dy ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga mikja e saj.

Ajo u gjet në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali. 24-vjeçarja me origjinë shqiptare ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më.

Autoritetet pritet t’ia bëjnë një autopsi trupit të Florijanës para se ta dorëzojnë atë te familja Ismaili. Prindërit dhe vëllezërit e saj ndodhen ne Musso, qytetin ku ndodhi tragjedia, tash e disa ditë. /Telegrafi/