Please enter at least 3 characters.

Identifikohet tifozi i Veronas që fyeu Balotellin në baza racore, i shqiptohet dënim i rëndë

2020/01/Balotelli-vs-Hellas-Verona.jpg
290:"VERONA, ITALY - NOVEMBER 03: Mario Balotelli #45 of Brescia Calcio reacts to racist chants from Verona fans during the Serie A match between Hellas Verona and Brescia Calcio at Stadio Marcantonio Bentegodi on November 3, 2019 in Verona, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Një tifozit të Hellas Veronas i cili abuzoi në baza racore me sulmuesin e Brescias, Mario Balotelli, i është dhënë një ndalim pesë-vjeçar nga të gjitha ngjarjet sportive.

Incidenti ndodhi gjatë një ndeshje në Serie A në Stadio Bentegodi, kur Balotelli gjuajti topin në tribunat e zonën nga ku vinin thirrjet fyese.

Verona këmbënguli se askush nuk i kishte dëgjuar thirrjet racore në drejtim të sulmuesit, por më vonë një tifoz i vendasve ngarkoi një video në mediat sociale, ku ato ishin qartë të dëgjueshme.

Kjo pamje ishte përdorur për të identifikuar një prej përkrahësve, një 38-vjeçar që po vizitonte Veronën nga Agrigento, Sicili.

Tani atij i është dhënë një dënim i rëndë, i cili e ndalon atë të marrë pjesë në ndonjë ngjarje sportive në Itali ose në Bashkimin Evropian për pesë vitet e ardhshme.

Ndërsa kjo sigurisht që është përparim, mbetet fakti se ai u identifikua dhe u soll para drejtësisë, vetëm sepse tifozët ngarkuan videon e tyre.

Përdorimi i kamerave të mbikëqyrjes dhe sigurimit për të identifikuar tifozët nuk ka rezultuar ende efektiv. /Telegrafi/