Please enter at least 3 characters.

I moshuari tenton të hidhet nga një ndërtesë në Tiranë

2021/09/tirane-tentative-vrasje-e1631188694568.jpg

Policia Bashkiake ka parandaluar një 57-vjeçar që të kryejë vetëvrasje.

Gjatë kontrollit rutinë të territorit në Njësinë Bashkiake 4, efektivët e Policisë Bashkiake konstatuan se në rrugën “Spiro Çipi” në Tiranë, një person në gjendje të rënduar psikologjike po tentonte të hidhej nga ballkoni i banesës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të Policisë Bashkiake, u bë i mundur neutralizimi i tij. Më pas, Policia Bashkiake ka njoftuar ambulancën dhe kolegët e tyre të policisë së shtetit për veprimet e mëtejshme.

Krahas punës së saj të përditshme për kontrollin e territorit, në jo pak raste policia bashkiake ka parandaluar ngjarje të tilla duke shpëtuar jetë. /TCH/