Please enter at least 3 characters.

Humb jetën një person në Zubin Potok pas rrokullisjes së traktorit

Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën në komunën e Zubin Potokut, pasi traktori që po drejtonte është rrokullisur, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raportit të policisë, në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë dhe ekipet e emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar. /Telegrafi/