Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj emëron Bukoshin këshilltar të lartë

2016/10/Bujar-Bukoshi.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka emëruar ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës në Qeverinë “Thaçi 2”, Bujar Bukoshin, këshilltar të lartë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri Hoxhaj.

“Po, këshilltar i lartë është Bujar Bukoshi tek unë”, ka thënë Hoxhaj.

Bukoshi ka qenë edhe kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil gjatë viteve të 90-ta./lajmi.net/