Please enter at least 3 characters.

Holanda fiton 'Eurovision 2019'

2019/05/DuncanHolanda-2.jpg
224:"TEL AVIV, ISRAEL - MAY 18: Duncan Laurence of The Netherlands (R) and guests during the 64th annual Eurovision Song Contest held at Tel Aviv Fairgrounds on May 18, 2019 in Tel Aviv, Israel. (Photo by Guy Prives/Getty Images)
12:"Getty Images

Holanda e ka fituar edicionin e 64-të të Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision, që këtë vit u zhvillua në në Tel Aviv.

Izraeli ishte shteti nikoqir i festivalit të sivjetmë, pasi në edicionin e kaluar ishte artistja Netta, ajo që u shpall fituese me këngën “Toy”.

Në fund të votave të jurisë (që përbënin 50 për qind të votave të përgjithshme), renditja në tri vendet e para ishte: Suedia (239 pikë), Maqedonia e Veriut (237 pikë) dhe Holanda (231 pikë), ndërsa Shqipëria u rendit e 18-ta me 43 pikë.

Një ndryshim i madh ndodhi pas votave të publikut, me ç'rast fituesi i Eurovisionit për vitin 2019 u shpall Holanda që u përfaqësua nga Duncan Laurence me këngën "Arcade".

Shqipëria në këtë edicion të Eurosongut u përfaqësua nga Jonida Maliqime këngën "Ktheju Tokës" dhe arriti që pas votave finale të renditje në vendin e 18-të me 90 pikë të fituara.

Mysafiri kryesor i evenimentit ishte Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, e cila me gjithë kundërthëniet e krijuara dhe kërkesat për të mos udhëtuar në Izrael, vendosi që të performonte në natën finale të Eurovisionit.

Në interpretimin e saj, këngëtarja amerikane e rikrijoi performancën e saj në klipin e hitit të madh, “Like A Prayer" dhe këndoi dy këngë të reja nga albumi i saj më i fundit, “Madame X”. /Telegrafi/