Please enter at least 3 characters.

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

2024/07/Screenshot-2024-07-27-122853.png

Akhmet u arrestua në Makhachkala për sjellje të çrregullt - prishje të rendit dhe qetësisë.

Brenda stacionit, oficerët filluan ta rrahin, kërcyen mbi të dhe goditën me një armë trullosëse.

Ngjarja është kapur nga kamerat e vëzhguese dhe është publikuar në rrjetet sociale.

Në kohën kur policia ‘erdhi në vete’, thirrën ndihmën e shpejt.

Megjithatë bëhet e ditur se ishte tepër vonë - "heroi rus i luftës" kishte vdekur.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/