Please enter at least 3 characters.

Hashim Thaçi nderohet me çmimin ''Honoris Causa'' në Universitetin e Tetovës (Foto)

2016/10/Hashim-Thaci-20-shtator-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në një ceremoni solemne të organizuar sot në Universitetin e Tetovës, u nderua me çmimin ”Honoris Causa” i këtij universiteti, kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në emër të universitetit dhe për arsyet e një vlerësimi të këtillë ka folur prorektori për arsim, Reshat Qaili, ndërkaq fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe rektori i universitetit, Vullnet Ameti, ndërkaq të pranishmëve u është drejtuar edhe Hashim Thaçi, kryetar i Republikës së Kosovës./Telegrafi/