Please enter at least 3 characters.

Haradinaj reagon për mos akreditimin e tri universiteteve: Do të veprojmë menjëherë

2019/03/Ramush-Haradinaj-konference-pase-mbledhjes-se-qeverise-foto-Ridvan-Slivova-6-780x439-2.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) që t’u tërhiqet akreditimi institucional tri universiteteve publike për vitin akademik 2019/2020.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren, raporton Telegrafi.

Postimi i plotë i Haradinajt:“Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë ndaj vendimit  të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) që t’u tërhiqet akreditimi institucional tri universiteteve publike për vitin akademik 2019/2020, ka reaguar Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), e cila ka sqaruar se Universitetet e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk mbyllen mirëpo atyre nuk u lejohet regjistrimi i studentëve për këtë vit, ndërkohë që ato mund të aplikojnë sërish vitin e ardhshëm. /Telegrafi/