Haradinaj ngushëllon familjen Tërpeza, për vdekjen e djalit të Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza
14/10/2018
Ka ndërruar jetë Sahit Tërpeza, djali i Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza.
Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Tërpeza.
Postimi i plotë i Haradinajt:“Na paska lënë Sahit Tërpeza, i biri i Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza. Familja atdhetare Tërpeza qëndroi e papërkulur në çdo kohë, duke u bërë krah i pathyeshëm i përpjekjeve për të drejtën kombëtare.Sahiti me krenari e ruajti emrin e të atit dhe kaloi në amshim për t’u prehë i qetë në tokën e të parëve. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të të ndjerit”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/


