Please enter at least 3 characters.

Haradinaj kujton heroin Yll Morina: Ishte frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës në luftën kundër armikut

2023/01/Ramush-Haradinaj-Konference-AAK-foto-Ridvan-Slivova-1-e1693946183401.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin Yll Morina, për të cilin tha se ai ishte frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës të cilët u bashkuan në luftë kundër armikut dhe e çuan deri në fund dëshirën e popullit për liri.

“Duke u radhitur ndër të parët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Yll Morina shpejt u bë frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës të cilët u bashkuan në luftë kundër armikut dhe e çuan deri në fund dëshirën e popullit për liri.

Yllin do ta kujtojmë gjithmonë për trimërinë dhe guximin e tij!

Lavdi përjetë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/