Please enter at least 3 characters.

Haradinaj flet për mungesën e ministrave të Nisma-s në Qeveri kur po raportonte Thaçi 

2018/05/Ramush-Haradinaj-konference-pas-takimi-Keshillit-te-Sigurise-foto-Ridvan-Slivova-7-e1542030337250.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në kohën kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po raportonte në Qeverinë e Kosovës për ecurinë e dialogut me Serbinë dhe takimin e fundit me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, kanë munguar ministrant nga Nismasocialdemokrate.

Për mungesën e ministrave që janë nga radhët e kësaj partie është prononcuar edhe shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këto komente ai i ka bërë në konferencën për media me Paolo Alli, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Nuk e di për besë pse kanë munguar. Ndoshta pse lajmërimi ka qenë dje për sot”, ka shtuar Haradinaj.

Derisa, i pyetur se mosprezenca e eksponentëve të Nisma-s në Qeveri a lidhet me prezencën e Thaçit aty, ai ka thënë se ata “komunikojnë në mes veti shumë mirë, edhe rrinë shumë më njëri tjetrin”. /Telegrafi/