Please enter at least 3 characters.

Hamza: Viti përmbyllet me 3.5 për qind rritje ekonomike

2016/01/konference-e-fundviti-BQK-Bedri-Hamza-foto-ridvan-slivova-05.jpg
14:"Ridvan Slivova

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, në konferencën e fundvitit ka thënë se viti 2015 përmbyllet me normën e rritjes prej 3.5 për qind.

Sipas Hamzës, remitencat, investimet e huaja dhe kreditimi ka ndikuar në këtë normë të rritjes ekonomike .

Hamza po ashtu tha se sipas të dhënave të BQK-së investimet e huaja direkte deri tani kanë arritur në afër 300 milionë euro.