HAIKU, NGA MJESHTRIT E MËDHENJ JAPONEZË
24/10/2018
Autorë: Matsuo Basho, Yosa Buson, Kobayashi Issa, Masaoka Shiki, Sono Uchida, Hino SojoPërktheu: Faslli HalitiMATSUO BASHO Një pellg i vjetër.
noton bretkosa në të.
Llapashitje uji.
YOSA BUSON Këputet lulja,
mbetet
imazhi i bozhures.
KOBAYASHI ISSA Vështrojmë lulet
Në këtë botë;
Ferri poshtë
SONO UCHIDA Dashuri macesh.
Mbi degët e pishës
Tretet hëna.
MATSUO BASHO Harabel, miku im.
Mos e sqepo zekthin
që thithi lulen.
SONO UCHIDA Dielli në perëndim
spërkat borën me gjak.
Mal dimër
KOBAYSHI ISSA Në këtë botë
Jeta e fluturës
E ndezur.
MASAOKA SHIKI Mbi shina
Natën me hënë
Planojnë patat.
MATSUO BASHO Fillim vjeshte:
Vetëm gjelbërim
Në det e në fusha.
HINO SOJÒ Gruaja ime sjell gjembaç-
ndjej gjembat
në dorën time


