Gundogan i pavendosur për të ardhmen
15/01/2014
23 vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri verën e vitit 2015, por ekipi nga Bundesliga dëshiron që të vazhdojë qëndrimin e turko-gjermanit në Signal Iduna Park.
“Unë nuk kam marrë ndonjë vendim final. Dortmundi është ekipi i parë me të cilin do të flas”.
“Unë shpejt do të marr një endim. Por, do t’i mbaj opsionet e hapura për momentin. Dortmundi nuk ka vënë një ultimatum. Unë po tentoj që të rikthehem në formën time më të mira. Ky është prioriteti im numër një”, ka thënë Gundogan. /Telegrafi/


