Please enter at least 3 characters.

Guardiola: Nëse luajmë si në pjesën e parë ndaj Aston Villas, do të luftojmë për mbijetesë

2019/10/pepguardiolacityaston-2-e1572125080464.jpg
261:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 26: Pep Guardiola, Manager of Manchester City reacts during the Premier League match between Manchester City and Aston Villa at Etihad Stadium on October 26, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Pep Guardiola thotë se Manchester Cityn e pret gara për mbijetesë nëse luan si në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Aston Villas.

Kampioni i Ligës Premier ishte i frustruar në gjysmën e parë të takimit në Etihad Stadium, të cilin e fitoi pastaj me tre gola të shënuar në gjysmën e dytë.

Ajo që u tha trajneri lojtarëve në zhveshtore pati ndikim të menjëhershëm, pasi që në minutën e 46-të, Raheem Sterling e zhbllokoi rezultatin për të vazhduar pastaj me golat e Kevin De Bruyne (65') dhe Ilkay Gundogan (70').

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Para gjashtë ditësh ishim tetë pikë (prapa Liverpoolit), tash jemi tri. Nuk jam i shqetësuar për tabelën, por për mënyrën si luajtëm".

"Po të luajmë në nivelin që luajtëm në pjesën e dytë, jam i sigurt se në fund të sezonit do të jemi aty (në krye të tabelës)".

"Nëse luajmë në mënyrën si luajtëm në pjesën e parë, do të jemi në pozitat e rrezikshme të rënies nga liga, shumë larg nga liderët e tabelës. Kjo është analiza ime. Jo vetëm në këtë sezon, por gjatë gjithë kohës", ka deklaruar Guardiola. /Telegrafi/