Please enter at least 3 characters.

Griezmann hyn në histori me dy golat e shënuara në finale të Ligës së Evropës

2018/05/Griezmann-1.jpg
276:"LYON, FRANCE - MAY 16: Antoine Griezmann of Atletico Madrid celebrates with the trophy following the UEFA Europa League Final between Olympique de Marseille and Club Atletico de Madrid at Stade de Lyon on May 16, 2018 in Lyon, France. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Antoine Griezmann ka shkruar emrin në histori të garave evropiane, pasi dy golave të shënuara në finalen e Ligës së Evropës ndaj Marseille.

Atletico Madridi ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Marseillet në finalet e madhe të Ligës së Evropës, të mbajtur në Lyon.

Në këtë finale dy gola u shënuan nga ylli francez, Griezmann, i cili e sheh veten në histori pas këtyre dy golave të shënuara.

Griezmann bëhet futbollisti i parë francez që arrin të shënoj dy gola në një finale të Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës, përfshirë edhe Kupën Evropiane apo Kupën UEFA.

Me 29 gola në të gjitha garat këtë sezon, Griezmann ka qenë lojtari kryesor i Atleticos këtë sezon, duke i ndihmuar gjithashtu Los Colchoneros të dalin të dytit në La Liga.

Përveç kësaj, ylli francez bërë edhe një arritje tjetër interesante, por jo ndonjë rekord specifik.

Sulmuesi francez të dy golat e tij shënoj nga dy prekjet e para brenda zonës së kundërshtarit, Marseille duke treguar që është edhe sulmues zone.

Ndryshe, Griezmann ka shënuar gjashtë gola në këtë sezon të Ligës së Evropës dhe thuhet se karrierën do ta vazhdoj te Barcelona, pasi është raportuar se ka marrëveshje personale me katalunasit. /Telegrafi/

Promo

Top 5

Nga Rubrika

Në trend Botë

Më të lexuarat