Grabitet një shtetas kinez në Prishtinë, ia marrin 20 euro – Policia arreston dy të dyshuar
16/05/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Prishtinë.
Grabitja ka ndodhur në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë, të premten në ora 13:35.
“Viktima mashkull shtetas kinez, ka informuar se dy persona meshkuj nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 20 €”, thuhet në raport.
Policia thekson se nuk është raportuar për lëndime.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


