Please enter at least 3 characters.

Goli i tij vendos ndeshjen, Baton Zabërgja shpallet 'Lojtar i ndeshjes' në derbin e Tiranës

Dinamo ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0 në derbin e madh të Superligës së Shqipëris, ku vendosi goli i Baton Zabërgjës. 

Blutë fituan derbin e parë të sezonit ndaj “demave”, pikërisht në javën e 31-të, kur kampionati po shkon kah fundi i pjesës së rregullt të sezonit.

Skuadra e Ilir Dajës diktoi ndeshjen dhe shënoi golin e avantazhit me Baton Zabërgjën në minutën e 59-të.

David Domgjoni në anën tjerë e bëri dramë takimin në minutën e 95-të, kur humbi penalltinë për Partizanin.

Pas ndeshjes, Baton Zabërgja u shpall lojtar i ndeshjes, ndërsa foli për formën e tij dhe tubimin e fundit me Kosovën.

“Ekipi më ndihmon shumë, pa ta nuk do mund të performoja mirë. Ndihmojmë të gjithë njëri-tjetrin dhe në fund ia dalim”.

“Ka ndikuar grumbullimi me kombëtaren, të jesh me grupin me gjithë ata yje është nder dhe mund të mësosh çdo ditë diçka nga ato. E kam shijuar dhe kam mësuar nga ata”.

“Trajneri Ilir Daja dhe ekipi më kanë ndihmuar shumë nga fillimi, shpresoj të ndihmoj në vazhdimësi me gola dhe asistime”.

“Është e rëndësishme që ka raste goli, ndonjëherë mungon përqendrimi, ndonjëherë fati, por duhet të jemi më të qetë dhe të shënojmë ato raste që kemi”, ka thënë Zabërgja. /Telegrafi/