Goditje për Arsenalin, ylli i skuadrës lëndohet sërish
Kai Havertz do të mungojë për disa javë te Arsenali, sipas raportimeve të The Athletic.
Lëndimi i tij vjen në një moment të vështirë për ekipin e Mikel Artetas, i cili tashmë po përballet me mungesat e disa lojtarëve kyç në sulm, përfshirë Mikel Merino, Martin Odegaard, Bukayo Saka dhe Max Dowman.
26-vjeçari ishte rikthyer te “Topçinjtë” në fund të janarit pas një dëmtimi në gju që e mbajti jashtë për gjysmën e parë të sezonit. Pas rikthimit, Havertz tregoi menjëherë rëndësinë e tij në lojë.
Sipas raportimeve nga mediat angleze, Havertz pësoi një dëmtim muskulor, i cili do ta mbajë jashtë fushave për të paktën tre ndeshjet e ardhshme. Ai është gjithashtu në dyshim për derbin e Londrës Veriore kundër Tottenham Hotspur pas dy javësh.
Megjithatë, dëmtimi nuk konsiderohet afatgjatë, dhe pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës nuk pritet të rrezikohet.
Ndeshjet miqësore të Gjermanisë kundër Zvicrës dhe Ganës në fund të marsit mund të shërbejnë si rikuperim për Havertz, që më pas mund të kthehet në dispozicion të Julian Nagelsmann dhe ekipit kombëtar gjerman. /Telegrafi/


