Please enter at least 3 characters.

Goditet me thikë roja e stacionit të autobusëve në Gjakovë, dërgohet për trajtim në QKUK

2018/09/therje.jpg

Policia e Gjakovës njofton se roja në stacionin e autobusëve, derisa ishte në vendin e punës ka pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin i cili e ka sulmuar dhe e ka goditur me një armë të ftohët-thikë.

Viktima pëson lëndime të rënda trupore nën sqetull, ku pas trajtimit fillestar në spitalin rajonal të Gjakovës, dërgohet për tretman të mëtejmë në QKUK.

Viktima sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është në kërkim nga Policia.

“Viktima punëtor-roje në stacionin e autobusëve, mashkull K/Shqiptar, derisa ishte në vendin e punës ka pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili e ka sulmuar dhe e ka goditur me një armë të ftohët-thikë. Viktima pëson lëndim të rënda trupore nën sqetull, ku pas trajtimit fillestar në spitalin rajonal të Gjakovës, dërgohet për tretman të mëtejmë në QKUK. Viktima sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është në kërkim nga Policia”, thuhet në Raportin e Policisë. /Telegrafi/