Gjysmëfinalja e kupës në volejboll
11/04/2012
Në palestrën e sporteve “Karagaçi” sot (e mërkurë) në program janë takimet e gjysmëfinales Gjimnazisti – Akpa Te Luzha (ora 17:00) dhe Besa – Theranda (ora 19:00).
Finalja e Kupës zhvillohet nesër (e enjte), ndërsa termini i saktë përcaktohet pas ndeshjeve gjysmëfinale. Fitues aktual i Kupës është Besa. /Telegrafi/


