Please enter at least 3 characters.

Gjuajti me armë zjarri në një sallë të dasmave, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një sallë të dasmave.

Arrestimi i tij ka ndodhur më 19 gusht.

"Njësiti i hetuesisë me datë 19.08.2025 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte shtënë në një sallë dasmash me armë zjarrit në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë", thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Telegrafi/