Please enter at least 3 characters.

Gjendja e komunikacionit në këto momente në Maqedoni

Ndërmarrja publike ''Rrugët e Maqedonisë'' bën të ditur se komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në kushte atmosferike dimërore, dhe në vende-vende ka lagështi nëpër rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në drejtimin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit, në pjesën Lisec-Kodra e Diellit, për shkak të mjegullës, është ulur shikueshmëria në 40-50 metër.

Nëpër gryka dhe ngushtica mali mund të ketë rrokullisje gurësh. Shoferëve u kërkohet që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes./Telegrafi/