Please enter at least 3 characters.

E gjeti vëllain pa shenja jete në Parallovë të Novobërdës, dyshohet për vetëvrasje

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar në Policia se ka gjetur pa shenja jete vëllain tij.

Rasti ka ndodhur të premten në fshatin Parallovë, Novobërdë.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/