Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në një pyll në Batllavë

2024/03/policia-forenzika.jpg

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në një pyll në Batllavë.

Viktima është gjetur nga një familjarë i tij, ka bërë të ditur policia.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar familjar i tij është gjetur i shtrirë në pyll pa shenja jete. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/