Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Pajazit Islami në Fushë Kosovë është raportuar një rast vdekjeje.

Sipas raportit zyrtar, viktima mashkull shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/