Please enter at least 3 characters.

Gjenden mbi 200 fishekë dhe një uniformë me logo të Serbisë në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Foto: Arkiv

Në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe sekuestruar 297 fishekë dhe një uniformë me logo të Serbisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:00, në Zubin Potok.

Tutje në raport thuhet se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

“Zubin Potok / 12.05.2026 – 17:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe sekuestruar 297 fishekë dhe një uniformë me logo të serbisë. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/