Please enter at least 3 characters.

Gent Fatali publikon një fotografi intime me të dashurën

2020/12/91013209_897132817387479_7118873319953993249_n-1-e1607105024920.jpg

Këngëtari i njohur shqiptar, Gent Fatali, ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor.

Ai po e shijon në maksimum lidhjen me të dashurën e tij, Rozafa, me të cilën ndan herë pas here imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, Genti ka publikuar një fotografi mjaft intime të realizuar me personin e zemrës.

Bëhet fjalë për një imazh ku ai shfaqet duke marrë një puthje të ngrohtë nga Rozafa, teksa në fytyrë ka shenja buzësh të përqafimeve të shumta që i ka dhënë ajo.

Mesa duket, kjo fotografi dëshmon që çifti kanë një harmoni të tejskajshme me njëri-tjetrin, gjë që nuk hezitojnë ta ndajnë edhe me publikun.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat përbri këtij imazhi nuk kanë munguar. /Telegrafi/