Please enter at least 3 characters.

Gazetarja sulmohet nga një zog në mes të transmetimit, pamjet bëhen virale

Një gazetare lajmesh nga Zelanda e Re u godit në fytyrë nga një zog dhe momenti u kap në kamera.

Jessica Tyson, 32 vjeç, gazetare për emisionin e ngjarjeve aktuale Te Ao me Moana-n , po filmonte jashtë në sheshin Britomart të Auckland-it kur zogu e goditi në fytyrë.

"Thjesht po përpiqesh të bësh punën tënde kur natyra ka plane të tjera", shkroi Tyson duke ndarë klipin në rrjetet sociale .

Ajo bëri shaka duke thënë se zogu ka nevojë për një palë syze të reja. /Telegrafi/


- YouTubewww.youtube.com