Please enter at least 3 characters.

Garë spektakolare në motocrossin e mbajtur në Pejë, ja fituesit (Foto/Video)

2016/01/gar-euml-spektakolare-n-euml-motocrossin-e-mbajtur-n-euml-pej-euml-ja-fituesit-foto-video_hd.jpg

Në një pistë fantastike prej 1.2 kilometra, mbi 30 garues u ballafaquan me njëri-tjetrin në kategori të ndryshme.

E veçanta pos organizimit të shkëlqyer të sponsoruar nga birra Lasko, kësaj radhe ngërtheu edhe bukurinë rreth gjithçkaje që kishte ky motocross i mbajtur në Pejë.

Pista e cila kishte disa zaptime anësore, bëri që ajo të zvogëlohej në distancë deri në 1 kilometër, por kjo vetëm sa i dha hijeshi garës pasi në këtë shteg garuesit bënë nga pesë kërcime, gjithnjë sipas kërkesave të shtegut fantastik të ndërtuar nga amerikani David Helmitz.

Garuesit ishin nga e gjithë Kosova, por shkëlqyen Dibran Xhaferi që ngadhnjeriu në kategorinë MX, teksa fitues u shpallën edhe Albion Sylaj në kategorinë MX 2 dhe Erdin Kasumovic në kategorinë Profi.

Më poshtë lista e podiumeve nga gara e mbajtur në Motocross të Pejës:

Kategoria MX Hobby:

1. Dibran Xhaferi
2. Asllan Elezi
3. Florian Pelaj

Gara MX 2 – kategoria 250 kubik:
1. Albion Sylaj
2. Qemajl Sylaj
3. Xhavit Selimira.

Profesional MX 1 – kategoria 450 kubik:
1. Erdin Kasumovic
2. Blerim Aliu
3. Tukë Zeneli

Garë spektakolare në motocrossin e mbajtur në Pejë, ja fituesit

Garë spektakolare në motocrossin e mbajtur në Pejë, ja fituesit (Foto/Video)FOTO/VIDEO >> https://telegra.fi/1KV4Pnk

Posted by Telegrafi.com on Sunday, 7 June 2015