Fushë Kosova hap thirrjen për përkrahje me folie plastike për serra
Komuna e Fushë Kosovës ka hapur thirrjen për aplikim për përfitimin e folies plastike për serra, në kuadër të mbështetjes për sektorin e bujqësisë.
Përmes këtij projekti, synohet të ndihmohen fermerët dhe të interesuarit që merren me kultivimin në sera, duke përmirësuar kushtet e prodhimit dhe rritur kapacitetet bujqësore në komunë.
Nga komuna është bërë thirrje që të gjithë të interesuarit të aplikojnë brenda afatit të paraparë, në mënyrë që të përfitojnë nga kjo mbështetje.
“Ftohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë brenda afatit të paraparë dhe të përfitojnë nga mbështetja e ofruar nga komuna”, thuhet në njoftim.
Për informata shtesë lidhur me kriteret dhe procedurat e aplikimit, qytetarët mund të drejtohen në komunë ose të ndjekin njoftimet zyrtare të publikuara nga institucionet komunale. /Telegrafi/


