FSK përgatit ushtarakët për Xhenier Luftarak
10/10/2025
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe taktike të pjesëmarrësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e operacioneve të xhenios luftarake është realizuar trajnimi i Avancuar për Xhenier Luftarak, me qëllim aftësimin dhe ngritjen e nivelit të njohurive për kryerjen operacioneve xheniere me mision Lëvizshmëri, Kundër lëvizshmëri dhe Mbijetesë.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë trajnimit pjesëmarrësit u trajnuan për tema si Fortifikimet fushore, Fortifikimet në zona urbane, ndërtimi i pengesave, qarja e pengesave, kalimi nëpër zonat e minuara dhe kalimi i ujërave.


