Formacionet zyrtare, Prishtina – Llapi: Kryeqytetasit dua fitore për ngjitje, Llapi për ta ndal serinë negative
02/04/2022
Prishtina do të jetë mikpritëse e Llapit në kuadër të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës.
Kampioni aktual vazhdon të notojë në ujëra të turbullta, pasi që mban vendin e gjashtë me 32 pikë, dy më shumë se Dukagjini që është në zonën e barazhit.
Në anën tjetër Llapi vjen nga një seri jo e mirë, pasi që ka marr vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, por mbetet në pozitën e katërt.
Trajneri boshnjak i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic, ka vendosur të luajë me emra si Suley Sadam, Mendurim Hoti e Bleart Tolaj.
Në anën tjetër Tahir Batatina, do të startojë me emra si Alban Shillova, Adem Maliqi dhe Edon Sadriu në sulm.
Prishtina: Haxho, B. Krasniqi, Pllana, Tomasevic, Mici, Boshnjaku, Karabeci, E. Krasniqi, Hoti, Tolaj, Sadam.

