Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare: Juve shpreson të kthehet te fitorja ndaj Lecces

2023/05/juveleccer.jpg

Në Allianz Stadium zhvillohet ndeshja e xhiros së 33-të në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Lecces.

Zonja e Vjetër nuk ka fituar në katër takimet e fundit (tri humbje dhe një barazim) duke vënë në rrezik pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Me vetëm katër pikë larg zonës së rrezikut, Lecce do të luftojë deri në fund të kampionatit për mbijetesë.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Marco Baroni i kanë caktuar formacionet që do ta fillojnë takimin.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Bremer, Bonucci, Danilo; De Sciglio, Fagioli, Paredes, Miretti, Kostic; Di Maria, Vlahovic.

Formacioni startues i Lecces: Falcone; Romagnoli, Baschirotto, Umtiti, Pezzella; Gonzalez, Hjulmand, Maleh; Banda, Ceesay, Oudin.

/Telegrafi/