Formacionet zyrtare, Bregu i Fildishtë – Norvegjia: Yjet e mëdhenj startojnë nga minuta e parë
Bregu i Fildishtë dhe Norvegjia do të takohen me fillim nga ora 19:00 në kuadër të fazës së 1/16-ës finales në Kampionatin Botëror 2026.
Të dy përzgjedhësit Emerse Fae dhe Stale Solbakken kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë emrat e mëdhenj.
Te Bregu i Fildishtë nga minuta e parë starton ylli në ngritje Yan Diomande, ndërsa pjesë e përbërjes startuese janë edhe emra si Franc Kessie, Nicolas Pepe dhe Ange-Yoan Bonny.
Te Norvegjia në anën tjetër pasi pushuan në ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Francës, nga minuta e parë rikthehen yjet si Erling Haaland, Alexander Sorloth dhe Martin Odegaard.
Formacionet zyrtare:
Bregu i Fildishtë: Fofana; Doue, Agbadou, Kossounou, Konan; Sangare; Pepe, Oulai, Kessie, Diomande; Bonny.
🇨🇮 IVORY COAST vs NORWAY 🇳🇴
Starting XI's confirmed! ✅ pic.twitter.com/pAKYcwo0n8
— EuroFoot (@eurofootcom) June 30, 2026
Norvegjia: Nyland; Wolfe, Heggem, Ajer, Pedersen; Berg, Berge, Odegaard; Nusa, Haaland, Sorloth.


