Formacionet zyrtare: Atletico e pret kampionin Liverpool
18/02/2020
Atletico Madridi dhe Liverpooli zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Wanda Metropolitano është arena e duelit ndërmjet klubit spanjoll që e pret kampionin në fuqi të garës më të madhe evropiane për klube.
Nuk ka dyshim se pritet një përballje interesante dhe e fuqishme ndërmjet dy skuadrave që do të zbresin në fushë.
Trajnerët Diego Simeone dhe Jurgen Klopp i kanë zgjedhur lojtarët më të mirë që i kanë në dispozicion për të përfshirë në formacionet baze.
Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak, Vrsaljko, Felipe, Savic, Lodi, Saul, Thomas Partey, Koke, Lemar, Morata, Correa.
/Telegrafi/


